Telegrafi

Pamje tronditëse, përfshihet nga zjarri aeroplani që fluturonte mbi Miami – detyrohet të bëjë ulje emergjente

Një aeroplan mallrash u detyrua të bënte një ulje emergjente kur motori i tij u përfshi nga flakët derisa fluturonte mbi Miami të enjten vonë.

Pamjet tronditëse të publikuara në rrjetet sociale tregonin se si aeroplani Atlas Air Boeing 747-8 fluturonte me flake në qiellin e natës, duke lënë gjurmë tymi pas tij, transmeton Telegrafi.

“Oh Zot, është përfshirë nga zjarri!”, thoshte një grua e cila po e xhironte aeroplanin.

Piloti lajmëroi menjëherë kontrollin e trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar në Miami.

Siç raportohet, aeroplani po fluturonte në San Juan të Puerto Rico-s me një ekuipazh të pesë njerëzve kur piloti raportoi për zjarrin.

Nuk u raportua për të lënduar. /Telegrafi/