Një grua është arrestuar derisa djali i biri i saj pesëvjeçar është marrë nën kujdestari, pasi ajo filmoi veten duke i dhënë marihuanë djalit të saj.
Në videon shokuese, gruaja shfaqet duke mbajtur një cigare të mbështjellë në gojën e djalit, i cili pa u menduar dy herë shihet duke e tymosur, transmeton Telegrafi.
Besohet se ishte vetë kjo grua e papërgjegjshme që ka shpërndarë videon kontroverse në internet, por me sa duket nuk kishte menduar edhe shumë për pasojat.
Shërbimet sociale dhe policia kanë bastisur shtëpinë e saj në Bahia Blanca të Argjentinës, me ç’rast morën nën kujdestari djaloshin, derisa nëna e tij u arrestua.
Gjatë bastisjes policia ka gjetur 45 plumba të revole, kamera, telefona mobil dhe dy rrënjë të marihuanës që i kishte mbjellë brenda shtëpisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3uWZ3ijkxPg