Ulërima të dy fëmijëve që të prekin zemrat, ndërsa kërkojnë që babai i tyre të ndalë dhunën barbare ndaj nënës.
Këto janë pamjet dramatike që janë publikuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ ‘News24’.
Skenat makabre ndodhin në banesën e një familje në Allias në Tiranë, shkruan bw.
Historia tragjike ka si protagoniste një 31-vjeçare, nënë të tre fëmijëve, (vuan nga probleme të shëndetit mendor) e cila prej vitesh dhunohej nga burri i saj, person me aftësi të kufizuar.
Në video shihet se si ajo goditet nga burri i saj, ndërsa mes tyre ndodhet vjehrra, ndërsa dëgjohen ulërimat lutëse të fëmijëve që babai ta ndalet.
Skenat e dhunës janë bërë sot publike nga nëna e 31-vjeçares, Hanke Pirra.
Ajo tregoi nga studio e emisionit se shkak për dhunën në familje është bërë vjehrra e vajzës së saj.
Për të shikuar pamjet, klikoni KËTU