Gjithçka nisi si një përleshje mes dy bandave rivalë në burgun “Anisio Jobim”, në qytetin Manaus, por që brenda disa orëve u kthye në një kryengritje.
74 persona u morën peng, mes të cilëve, të burgosur dhe gardianë.
Pamje tronditëse tregojnë ambientet e masakrës brenda burgut, ndërsa trupa të vdekurish janë hedhur nga dritaret e tij.
Sipas policisë braziliane, të paktën gjashtë personave iu është prerë koka, transmeton tema.
Ndërkaq, nuk dihet numri i të burgosurve që mund të jenë arratisur.