Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u ka uruar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë, me disa pamje nga punët që janë bërë për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë Shqipërinë.
“Mirëmëngjesi, dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë. Gëzuar Kurban Bajramin”, ka shkruar Rama.