Dy pasagjerë raportohet se kanë rënë për vdekje nga një aeroplan dhe pesë persona të tjerë janë vrarë në aeroportin e Kabulit, ndërsa mijëra afganë përpiqen dëshpërimisht të largohen me aeroplanë jashtë vendit mes skenave gjithnjë e më kaotike.
Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, trupat amerikane qëlluan në ajër në aeroportin Hamad Karzai për të parandaluar qindra civilë që vraponin në asfalt pasi ata morën kontrollin e trafikut ajror të Afganistanit të hënën në mëngjes.
Dëshmitarët thanë se nuk ishte e qartë nëse pesë viktimat u vranë nga të shtënat me armë apo në një rrëmujë.
DISCLAIMER: DISTURBING FOOTAGE❗️❗️❗️
Two people who tied themselves to the wheels of an aircraft flying from Kabul, tragically fall down. pic.twitter.com/Gr3qwGLrFn— Tehran Times (@TehranTimes79) August 16, 2021
Ndërkohë disa pamje të publikuara në mediat sociale dhe të transmetuara nga media të huaja si Newsweek, DailyMail, Metro, Mirror, Haaretz, si dhe YahooNews thuhet se tregojnë “pasagjerët” duke rënë për vdekje pasi u kapën në rrotat e një aeroplani ushtarak kur u ngrit nga aeroporti i Kabulit.
#فيديو آخر – لحظة سقوط عدد من الأفغان تشبثوا بطائرة أمريكية أثناء محاولة إقلاعها من مطار كابل pic.twitter.com/4NDIGIV7ZP
— وكالة شهاب للأنباء (@ShehabAgency) August 16, 2021
Videoja e postuar më vonë u shfaq për të treguar banorët duke mbledhur trupat e tyre nga një çati në Kabul.
Veç kësaj, afganët në panik u panë gjithashtu duke u ngjitur jashtë një “ure ajrore” dhe duke ndjekur një luftarake amerikane C-17 poshtë pistës në një përpjekje për të ikur jashtë vendit.
Video gjithashtu tregoi qindra njerëz që vraponin përkrah – dhe para – një aeroplani të Forcave Ajrore të SHBA duke u përgatitur për ngritje.
Ndryshe, siç vënë në pah mediat, të gjitha shërbimet tregtare janë pezulluar, me vetëm fluturime ushtarake që largohen nga vendi pasi Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe vendet e tjera perëndimore riatdhesojnë qytetarët e tyre.
Kjo vjen ndërsa 60 vende lëshuan një kërkesë të përbashkët ndaj talebanëve për të lejuar civilët të largohen përpara se ministrat e jashtëm të BE të zhvillojnë bisedime krize përmes videolidhjes të martën.
Talibanët u përfshinë në kryeqytet të dielën pasi qeveria e mbështetur nga Perëndimi u rrëzua dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke i dhënë një fund mahnitës një fushate dy-dekadëshe në të cilën SHBA dhe aleatët e saj ishin përpjekur të transformonin vendin. /Telegrafi/