Site icon Telegrafi

Pamje të tmerrshme vijnë nga Siria, njerëz të zalisur dhe që u dilte shkumë nga goja! (Foto,+18)

Grupet pro-opozitare në Siri kanë raportuar se Damasku filloi një sulm me gaz ndaj Idlibit, qytetit të mbajtur nga rebelët, duke vrarë të paktën 58 persona.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një raketë ka goditur një spital. Nga sulmi thuhet se u vranë të paktën 58 njerëz, duke përfshirë 11 fëmijë nën moshën tetë vjeçare, sipas punëtorëve mjekësorë dhe Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Kreu i autoritetit shëndetësor të Idlib, Mounzer Khalil, tha gjithashtu se nga sulmi janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Shumë prej viktimave u panë të zalisur pas sulmit, disa me shkumë që dilte nga gojët e tyre.

E sipas burimeve mjekësore që përshkruan simptomat, kjo mund të ketë ardhur si pasojë e sulmi me gaz.

Pavarësisht kërkesave nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut dhe grupeve të tjera pro-opozitare, një burim ushtarak sirian i ka thënë Reuters se Damasku nuk kishte përdorur armë kimike, dhe hodhi poshtë akuzat duke i konsideruar si propagandë rebele. /Telegrafi/

Exit mobile version