Një vajzë 13-vjeçe ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga luhatësja elektrike, derisa po argëtohej në një park lodrash në jugperëndim të Kinës.
Policia ka filluar hetimet të kësaj ngjarje të tmerrshme, dhe është ngritur dilema lidhur me sigurinë në këtë park lodrash, transmeton Telegrafi.
Rripi i sigurisë së viktimës raportohet se ka qenë i prishur derisa shufra e hekurt që do të duhej të rriste masat e sigurisë gjatë shëtitjes me luhatëse, nuk ka qenë në nivelin e duhur me ç’rast ka ardhur derisa te vdekja.
Megjithatë, në rrjetet sociale po qarkullojnë fjalë, se luhatësja elektrike nuk kishte kaluar testet e sigurisë qysh në dhjetor të vitit të kaluar.
Mediat shtetërore kanë publikuar pamjet, kur vogëlushja fluturon disa metra në ajër dhe përfundon e vdekur në tokë.
Në video mund të shihet se si vogëlushja rrëshqet nga karrigia, dhe nga shpejtësia e madhe përfundon në shufrat e hekurta dhe më pas në tokë. /Telegrafi/