Kjo video e siguruar nga mediat shqiptare tregon momentet e aksidentit tragjik me 5 Janar në Laprakë ku humbi jetën një vajzë. Gjithçka ndodhi në 8 sekonda.
Ora 00:45 minuta e 43 sekonda kur vërehen dritat e para të xhipit të Ervin Bixhit 25 vjeç me dy vajza pasagjere që vjen në drejtimin kryesor.
Semafori shënon me të kuqe.
Në krahun e majtë të makinës, vjen xhipi që drejtohej nga efektivi i policisë, Gj.K, 42 vjeç që po kthehej në shtëpi.
Xhipi i Bixhit përplas makinën e efektivit dhe më pas përfundon furishëm në trotuar.
Në harkun kohor të 8 sekondave përfundon përplasja fatale, ndërsa mësohet se vajza Xhenisa Trebeshina, 25 vjeç, pasagjere në vendin e parë të xhipit të Bixhit ka ndërruar jetë.
Pamjet që shihni i përkasin aksidentit të ndodhur një natë më parë në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet, ku si pasojë e përplasjes fatale humbi jetën 28-vjeçarja Xhenisa Trebeshina dhe mbeti i plagosur oficeri i policisë Gj.K 42 vjeç.
Përplasja ka qenë aq e fortë thanë hetuesit për Report Tv sa 28 vjeçarja ka dalë jashtë makine duke thyer dhe xhamin e parë të mjetit ‘Jeep Cheroke’ drejtuar nga 26 vjeçari Ervin Bixhi.
Nga hetimet rezultoi se shkelja e semaforit të kuq, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe tejkalimi i shpejtësisë janë shkaqet të cilat një natë më parë i morën jetën 28 vjeçares Xhenisa Trebeshina.
Në pranga si shkaktar i aksidentit është vënë 26 vjeçari Ervin Bixhi në mjetin ‘Jeep Cheroke’ të të cilit udhëtonte dhe viktima e këtij aksidenti, e cila rezultoi te ishte dhe mbesa e shkrimtarit Kasem Trebeshina.
Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se shkak është shkelja e semaforit të kuq në kryqëzimin e rrugës dytësore me atë kryesore në zonën e Laprakës, shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi i alkoolit nga drejtuesi 26-vjeçar Ervin Bixhi.