Qytetarët që kalonin në rrugën Gostivar-Strugë kanë qenë dëshmitarë të djegies së një veture e tipit Mercedes e djegur tërësisht në vendin e quajtur Strazhë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Zjarri që kaploi veturën u shpërnda menjëherë në të gjithë pjesët e veturës.
Sipas dëshmitarëve, nuk ka njerëz të lënduar nga kjo fatkeqësi pasi kanë mundur që të largohen nga vetura e cila digjej.
Nga policia nuk ka ende ndonjë informacion rreth këtij incidenti por mendohet që rrjeti i instalacionit e ka shkaktuar djegien e tërësishme të veturës.
Zjarrfikësit e qytetit të Gostivarit dhe Kërçovës kanë intervenuar vetëm që të mos shpërndahet zjarri tek veturat tjera që kalojnë në atë rrugë./Telegrafi/