Telegrafi

Pamje të tmerrshme: Të lënduarit të shtrirë për tokë, pas sulmit me furgon në Barcelonë (Video,+18)

Janë publikuar pamje të tmerrshme që tregojnë gjendjen në vendin e ngjarjes, pas incidentit në Barcelonë, kur një furgon është përplasur për një turmë njerëzish.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, policia lokale ka thënë se një furgon ka shkuar drejt një turme njerëzve në zonën Las Ramblas të qytetit të Barcelonës.

Pamjet e tmerrshme tregojnë disa të lënduar të rrethuar edhe nga automjetet e shërbimit të emergjencës.

Ata, përveç të afërmve të tyre shihen duke marrë trajtim nga punonjësit e shërbimit të emergjencës.

Banorëve u është kërkuar që të qëndrojnë larg nga Placa Catalunya e qytetit dhe policia ka urdhëruar mbylljen e trenave dhe stacioneve të metrosë aty pranë.

Shoferi raportohet të jetë ende i lirë dhe mediat lokale raportojnë se dy persona të armatosur hynë në një restorant shumë shpejt pas përplasjes.

Kryeministri, Mariano Rajoy, ka thënë se është në kontakt me të gjithë autoritetet përkatëse pas rrëzimit dhe përparësia është që të kujdeset për të plagosurit. /Telegrafi/