Telegrafi

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Disa pamje të rënda thuhet se tregojnë momentin kur një nga të dyshuarit për sulmin në Moskë kapet dhe gjymtohet teksa “arratisej drejt kufirit ukrainas”.

Pamjet, të cilat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, tregojnë të dyshuarin të ngujuar në tokë nga trupat e armatosur ruse, të cilët i prenë një pjesë të veshit me një thikë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Më pas ata e fusin veshin e prerë në gojën e tij dhe përpiqen ta bëjnë atë ta gëlltisë.

Lexo po ashtu Sulmi në Moskë: A e injoroi Rusia paralajmërimin e SHBA-së?

I dyshuari është goditur gjithashtu në fytyrë – me pamje që tregojnë gjendjen më pas të tij.

Është e paqartë se kush ishte përgjegjës për brutalitetin, që besohet të ketë ndodhur në Rusinë perëndimore.

Lexo po ashtu Pamjet që shënuan një ndër sulmet më masive në njëzet vjetët e fundit në Rusi: Vrasjet në korridor, tmerri në sallë dhe ikja e të dyshuarve

Por lideri çeçen Ramzan Kadyrov, një gjeneral i gardës kombëtare ruse, pranoi se forcat e tij – të njohura për brutalitetin e tyre – ishin përfshirë në “ndalimin e terroristëve të dyshuar”.

I dyshuari i arrestuar duket se jep emrin e tij si Redzhep Alizode dhe besohet të jetë nga Taxhikistani.

Ndryshe, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin të premten mbrëma në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

Një zyrtar i inteligjencës amerikane më vonë konfirmoi se grupi ishte përgjegjës për sulmin.

Megjithatë, Vladimir Putin fajësoi Ukrainën për “aktin e përgjakshëm, barbar terrorist”, i cili ka parë që numri i të vdekurve të rritet në mbi 130.

Por Ukraina i ka mohuar me forcë akuzat. /Telegrafi/