Një video e shkatërrimit të një ndërtese banimi në Gaza është shfaqur në rrjetet sociale, pak orë përpara se të arrihet një armëpushim mes palëve ndërluftuese.
Ndërtesa u shkatërrua në lagjen Al Zaitoun të qytetit. Luftimet midis organizatave palestineze dhe ushtrisë izraelite kanë vazhduar që nga e marta, dhe ushtria izraelite tha se vrau tre komandantë të Xhihadit Islamik në sulmet ajrore, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave izraelite, armëpushimi është arritur mbrëmë përmes Egjiptit, dhe të dyja palët kanë theksuar se pavarësisht armëpushimit do të jenë vigjilentë.
“Ky armëpushim u arrit me përpjekjet e Egjiptit. Ne falënderojmë Egjiptin dhe vlerësojmë përpjekjet e tyre”, tha një zyrtar i Xhihadit Islamik palestinez.
Me rastin e armëpushimit të rënë dakord, këshilltari i sigurisë kombëtare i Izraelit konfirmoi se palët kishin arritur një marrëveshje.
“Me ndërmjetësimin e Egjiptit u ra dakord për një armëpushim. Megjithatë, ushtria jonë do të reagojë në rast të ndonjë sulmi të ri. Nëse dikush sulmon përsëri Izraelin ose na kërcënon, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u mbrojtur”, tha Tzachi Hanegbi. /Telegrafi/
The latest figures from Gaza indicate that at least 28 homes have been completely destroyed by Israeli strikes so far, while 37 additional housing units are no longer habitable. The statistic does not include homes targeted since last night. pic.twitter.com/uZ1Pt9RkUQ
— Nour Odeh 🇵🇸🍉 #NojusticeNopeace (@nour_odeh) May 13, 2023