Telegrafi

Pamje të tmerrshme: Nëna godet djalin e saj me një rrip – në mes të një Qendre Tregtare (Video,+16)

Një nënë që godet djalin e saj me një rrip, ndërsa një burrë u përpoq ta mbronte fëmijën nga goditjet, u kap në kamerë nga blerësit e tmerruar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja tronditëse u ngarkua në mediat sociale pas incidentit që është raportuar të ketë ndodhur në një Qendër Tregtare në qytetin e Arequipës, Peru.

Videoja tregon se nëna është duke ecur me atë që duket të jetë një rrip në dorën e saj.

Ajo pastaj gjen djalin e saj duke qëndruar me atë që besohet të jetë babai i tij dhe nis sulmin ndaj djalit të saj.

Nuk dihet se pse nëna e tij ishte bërë nervoz aq shumë me djalin e saj, që të vinte deri tek një moment i tillë.

Besohet se pamjet u shpërndanë në internet nga një dëshmitar okular i zemëruar.

Burimet në skenë thonë se shërbimet emergjente u thirrën dhe policia arriti ‘brenda disa minutave’ për të qetësuar tensionet në rritje. /Telegrafi/