KUJDES: Kjo video mund t’ju shqetësojë e t’ju lë pa bukë. Në të shihet koka e hapur e një njeriu dhe larvat e mizave që ushqehen me indet e trurit.
Larvat e tilla shkaktojnë mjerim në shumë pjesë të Amerikës Latine. Ndërsa, në këtë video mund të shihni rastin më të rënd të kësaj, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.
Diçka e tillë kryesisht ndodh me shtazët, por viktima dinë të jenë edhe njerëzit.
Mizat vendosin larvat e tyre në plagët e hapura, por ka raste që futen përmes hundës apo veshëve, apo të përpihen me ushqim.
Simptomat janë kruarjet e lëkurës, lëvizjet nën lëkurë, dhembjet apo hapjet e vrimave. /Telegrafi/