Telegrafi

Pamje të tmerrshme: Gruaja rrah foshnjën e saj, tenton që edhe ta mbysë atë! (Video+18)

Në disa pamje të publikuara, siç shkruan indianexpress, shihet një grua e cila e rrah djalin e saj të vogël.

Siç shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Qarkun Bareilly, në pjesën veriore të Uttar Pradesh, Indi.

Lexo po ashtu Kishte të ngulitur thikën në shpinë, reagimi i tij befasoi të gjithë! (Video,+18)

Burri i gruas, duke dyshuar se djali i tij po trajtohej keq fizikisht, kishte vendosur kamera të sigurisë, për të vërtetuar frikën e tij të vërtetë.

Videoja tregon gruan duke rrahur djalin e saj në mënyrë të përsëritur dhe duke u përpjekur për ta mbytur atë.

“Kam dyshuar se gruaja ime rreh djalin tonë, kështu që instalova një kamerë të sigurisë (në shtëpi)”, ka thënë burri për mediat vendase, përcjell Telegrafi.

Burri, i cili nuk është identifikuar, ka thënë se është shumë i shqetësuar me këtë dhe se i është drejtuar edhe gjykatës. /Telegrafi/