Telegrafi

Pamje të tmerrshme, deponi e madhe e mbeturinave në Bjeshkën e Milishevcit

Qytetarë të pandërgjegjshëm vazhdojnë të ndotin ambientin dhe të shkatërrojë bukurit natyrore të Kosovës.

E një pamje me përplot mbeturina mund ta hasni gjatë ecjes në Bjeshkën e Milishevcit e cila i takon fshatit Isniq të komunës së Deçanit.

Në një postim të Gzim Muratit nga grupi “Balkan Natural Adventure”, shihet deponia e madhe e mbeturinave që ekziston në këtë bjeshkë.

Murati ka thënë se përveç postimeve të bukura, duhet të postojmë edhe turpin tonë.

“Nuk mjaftojnë postimet e juaja të bukura, jo hiking, jo e pushtuam këtë maje e at maje. Postoni pak edhe Turpin tonë, ne jemi virusi i vërtet këtu”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë:

E pabesueshme por e vërtet, kjo është një nga deponit e mbeturinave thellë në bjeshkët tona të “bukura”.
Nuk mjaftojnë postimet e juaja të bukura, jo hiking, jo e pushtuam këtë maje e at maje.
Postoni pak edhe Turpin tonë, ne jemi virusi i vërtet këtu. /Telegrafi/