Familjarët e babait të katër fëmijëve i cili është qëlluar për vdekje në Tajlandë, nuk po mund assesi ta kuptojnë se si ai ishte cak i një grupi kriminal.
Tony Kenway 39-vjeç nga Southampton i Anglisë, ishte qëlluar me revole në kokë derisa po qëndronte ulur brenda veturës së tij Porsche Cayenne GTS, pranë një qendre tregtare në Pattaya, transmeton Telegrafi.
Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaqet momenti kur vrasësi e qëllon me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Kenway vite më parë kishte shkuar të jetojë në Tajlandë së bashku me bashkëshorten Pans Kenway, por policia beson se vrasja është një hakmarrje mes bandave. /Telegrafi/