Site icon Telegrafi

Pamje të tjera që tregojnë rrugët e transformuara në lumenj në pikat turistike spanjolle të goditura nga stuhitë e frikshme

Janë shfaqur pamje të reja dramatike të përmbytjeve shkatërruese që goditën Spanjën ditët e fundit, duke treguar rrugët që janë kthyer në lumenj.

Ndërsa vendet në Mesdheun lindor përjetuan një valë të hershme të nxehti, rajoni i Costa Blanca në Spanjë dhe ishulli Majorca u përmbytën nga stuhia Tamara, duke nxitur zyrtarët lokalë të shpallin emergjenca të motit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të dy destinacionet janë të njohura për turistë dhe shiu do “t’i rrezikojë” pushimet për shumë njerëz.

Në aeroportin Palma të Majorkës, media lokale tha se aq shi ra të martën – sa që ka përmbytur pistën dhe ka bllokuar të paktën 100 fluturime.

Edhe në Murcia, pati shumë shi, me disa video të postuara në internet që tregojnë lëvizjen e shpejtë të ujit që rrjedh nëpër rrugët e qytetit juglindor.

Në një incident të rëndë, një grua u detyrua të shpëtohej nga zjarrfikësit nga makina e saj pasi u “përfshi” nga përmbytjet e shpejta. /Telegrafi/

Exit mobile version