Telegrafi

Pamje të tjera nga koncerti madhështor i Enrique Iglesias në Tiranë

Enrique Iglesias ka performuar mbrëmë (e premte) për herë të parë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ai ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme, ndonëse shquhet për karrierën e bujshme profesionale dhe hitet që ka realizuar ndër vite.

I njëjti këndoi disa nga projektet e tij të famshme përpara mijëra njerëzve në sheshin “Skënderbej”.

Foto: Instagram

Artisti spanjoll në një moment ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar, gjë e cila u publikua në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Publikohet momenti kur Enrique Iglesias bën simbolin e shqiponjës me duar gjatë koncertit në Shqipëri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së fundmi ka ndarë të tjera fotografi nga koncerti madhështor i Iglesias.

Foto: Instagram

“Mirëmëngjesi. Me fotoalbumin e koncertit madhështor të Enrique Iglesias në zemër të Tiranës sonë. Super mbrëmje, super koncert, super energji”, ka shkruar ai.

Enrique mes tjerash u nderua edhe me “Çelësin e Tiranës”. /Telegrafi/

Foto: Instagram