Enrique Iglesias ka performuar mbrëmë (e premte) për herë të parë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Ai ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme, ndonëse shquhet për karrierën e bujshme profesionale dhe hitet që ka realizuar ndër vite.
I njëjti këndoi disa nga projektet e tij të famshme përpara mijëra njerëzve në sheshin “Skënderbej”.
Artisti spanjoll në një moment ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar, gjë e cila u publikua në rrjete sociale.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së fundmi ka ndarë të tjera fotografi nga koncerti madhështor i Iglesias.
“Mirëmëngjesi. Me fotoalbumin e koncertit madhështor të Enrique Iglesias në zemër të Tiranës sonë. Super mbrëmje, super koncert, super energji”, ka shkruar ai.
Enrique mes tjerash u nderua edhe me “Çelësin e Tiranës”. /Telegrafi/