Derisa Tesla përgatitet të fillojë prodhimin e kamionçinës tërësisht elektrike Cybertruck më vonë këtë vit, gjithnjë e më shumë po shihen automjete testuese, sipas pamjeve të publikuara në internet.
Ditëve të fundit, disa prototipe të Cybertruck-ut me kamuflazh si dhe pa kamuflazh u vunë re dhe u kapën në foto ose video të shkurtra. Shumica, nëse jo të gjitha, u panë në Kaliforni, transmeton Telegrafi.
Llogaria “Tesla Owners Club San Joaquin Valley”, postoi në Twitter disa imazhe të dy prototipeve Cybertruck në një rimorkio, ndoshta diku afër fabrikës Fremont të Tesla-s. Bëhet fjalë për automjete jo të kamufluara, krahasuar me një të kamufluar që është parë një javë më parë.
No camo needed anymore…. Look ma, Cybertruck! What the? I’m more excited today than yesterday $tsla pic.twitter.com/Ux0EWBCxhn
— TOC San Joaquin Valley (@SjvTesla) June 22, 2023
Duket se këto janë të njëjtat automjete me ato të shfaqura në një video të postuar nga Ehren Goossens.
Cybertrucks pic.twitter.com/eHL4jwwyGG
— Ehren Goossens 戈建深 (@ehreng) June 22, 2023
Një tjetër prototip i Cybertruckut i pa kamufluar u pa nga Dhalgren Marquis (@DhalgrenMarquis), në të njëjtën zonë, por në një kamion tjetër. Sipas përshkrimit, duket sikur automjeti është testuar shumë:
“Për herë të parë e pashë kamionçinën Cybertruck në fabrikën e Fremont. Ky dukej sikur ishte testuar shumë. Kishte disa gërvishtje në portën e bagazhit”.
My first #cybertruck sighting! At the Fremont factory. This one looked like it was HEAVILY tested. Had some dents on the liftgate. Wild to see in person. @Tesla @teslascope @WholeMarsBlog pic.twitter.com/jae0B4T1ih
— Dhalgren Marquis (@DhalgrenMarquis) June 22, 2023
Dy modele të tjera të kësaj kamionçine u panë të kamufluara. /Telegrafi/
Two camo wrapped Cybertrucks spotted today in the Bay Area! ?
Source: https://t.co/DGyZ06o0Sr pic.twitter.com/QQcv92qDpo
— Sawyer Merritt (@SawyerMerritt) June 22, 2023