Pas rrëzimit të aeroplanit të aviokompanisë së Azerbajxhanit në Kazakistan, është raportuar për dhjetëra të vdekur por edhe dhjetëra tjerë që i mbijetuan rrëzimit.
Në rrjetet sociale kanë filluar të publikohen video amatore të pasagjerëve që i mbijetuan rrëzimit të aeroplanit, transmeton Telegrafi.
Ata shihen duke u nxjerrë nga rrënojat e fluturakes nga zjarrfikësit që intervenuan të lokalizojnë zjarrin në aeroplan, me qëllim që ta kenë edhe më të lehtë t’i nxjerrin të mbijetuarit.
Disa prej tyre janë të mbuluar në gjak, e tjerët shihen të hutuar dhe nuk mund të besonin se si arritën t’i shpëtojnë më të keqes.
Gjykuar nga pamjet kur rrëzohet aeroplani, ishte e vështirë të besohej se do të shpëtonte dikush për faktin se aeroplani shpërtheu dhe u përfshi nga zjarri. /Telegrafi/
An eyewitness video shows the moment survivors are rescued from the wreckage of Azerbaijan Airlines passenger plane after it crashed near Aktau Airport in Kazakhstan.
Read more: https://t.co/HW6CTss0JU pic.twitter.com/x3cohnGB78
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) December 25, 2024
🚨🇦🇿 BREAKING NEWS:
At least 10 people died and 28 survived when the Azerbaijan Airlines Embraer (reg 4K-AZ65), coming from Baku, crashed in Aktau, Kazakhstan, as it was initially heading to Grozny, Russia.
pic.twitter.com/xli6qXpLBT— DMS Voice (@DMSvoice) December 25, 2024