Telegrafi

Pamje të rralla të martesës së Medës

Mehdin Përgjeqaj, i njohur më mirë si Meda, po vazhdon me projekte të ndryshme muzikore.

Por, pos karrierës prej këngëtari, ai ka edhe një jetë familjare që e ruan me xhelozi të madhe.

Në fakt, dhjetë vjet më parë artisti kurorëzoi lidhjen disavjeçare me bukuroshen – Luljetën.

E pikërisht në këtë datë të shënuar për çiftin, bashkëshortja ka publikuar pamje të papara deri më tani të ditës së tyre më të lumtur.

Lulja ka publikuar në llogarinë e vetë personale të Instagramit një video që shfaq dyshen duke shkuar drejt altarit të martesës.

Lexo po ashtu Meda sjell imazhe të ëmbla me bashkëshorten nga pushimet në Turqi

Theksojmë se çifti sot ka katër fëmijë dhe kanë një jetë të lumtur familjare.

Ndryshe, këngëtari është mjaft i angazhuar me koncerte anembanë trojeve shqiptare si në diasporë. /Telegrafi/