Pamje të rralla të filmuara nga aeroplani brenda kryeqytetit të Koresë së Veriut janë publikuar në internet, por ajo çfarë u ka bërë më së shumti përshtypje të gjithë atyre që i kanë parë këto pamje është mungesa e qytetarëve nëpër rrugë edhe pse ky qytet i ka 2.6 milionë banorë.
Kameramani nga Singapori, Aram Pan, i është ofruar një mundësi e rrallë që të filmojë Pyongyan nga qielli, brenda aeroplanit të tipit Piper Matrix PA-46, transmeton Telegrafi.
Panit i është dhënë leja të filmoj nga regjimi i Koresë së Veriut si pjesë e projektit DPRK360, për t’i treguar botës së ky vend ka të ardhme të ndritur, edhe pse konsiderohet si vendi më i izoluar në botë.
Pamjet e Pyongyang janë të ngjashme me ato të metropoleve tjera të botës, ku nuk mungojnë qiellgërvishtësit, ndërtesat shumëngjyrëshe urat dhe rrugët moderne.
Por, një aspekt i jetës në këtë kryeqytet dukej më ndryshe – asnjë njeri i vetëm nuk është parë nëpër rrugët e moderne të cilave gjithashtu u mungojnë qarkullimi i veturave.
Pyongyang është qyteti më i madh në Korenë e Veriut, dhe ka një popullsi prej 2.6 milionë banorë.
Gjatë ditëve të punës këto rrugë do të duhej të ishin shumë të zhurmshme nga frekuentimi i madh i qytetarëve, por në fakt ato ishin shumë të qeta. /Telegrafi/