Ditë më parë, në moshën 82-vjeçare vdiq ai që konsiderohej si legjenda e kamerës së filmit shqiptar, Ilia Terpini.
Një ish-arsimtar fshati në Mallakastër, Terpini do kishte një kthesë fati në jetën e tij duke u shndërruar si operatorin më të talentuar i kinemasë shqiptare.
“Një jetë pas kamerës, një sy vëzhgues që studionte, përzgjidhte e zbulonte talente, një artist gjithnjë në lëvizje që punonte papushim, një mik i mirë që ka qenë gjithnjë pranë nesh në çdo aktivitet të Arkivit të Filmit me kamerën ose aparatin e tij fotografik që nuk e ndante nga dora”, shkruan Arkivi I Filmit duke bërë publike disa foto të Terpinit nga fondi i saj.