Telegrafi

Pamje të rralla: Shihni se si Bruce Lee luftonte jashtë ekranit televiziv (Video)

Me filmat e legjendarit Bruce Lee, i cili vdiq në vitin 1973, u rritën breza, dhe shumë fëmijë janë “mësuar” me lëvizjet e tij të shikuara nëpër filma.

Por, përveçse në ekranin e madh, përcjell Telegrafi, ku Bruce Lee rrihte një, dy, e madje edhe më shumë persona, thuhet se pak pamje janë publikuar në të cilat shihet se çfarë lloj luftëtari ishte në të vërtetë ai.

Prandaj nuk është e çuditshme se pse një video e vitit 1968 ka fituar vëmendje të madhe, në të cilën ai shihet duke bërë atë që e bënte edhe nëpër filma.

Madje, siç thuhet më tej, edhe skeptikët më të mëdhenj kanë mbetur pa fjalë kur kanë parë lëvizjet e shpejta të Bruce Lee. /Telegrafi/