Telegrafi

Pamje të rralla, raketat dhe dronët mbi xhaminë e famshme al-Aqsa në Jerusalem

Izraeli tashmë është duke u sulmuar me dronë dhe raketa nga të gjitha anët.

Irani, Hezbollahu i Libanit si dhe Houthit e Jemenit kanë lëshuar disa raketa dhe dronë në drejtim të shtetit izraelit, disa ditë pasi Izraeli sulmoi ambasadën iraniane në Siri.

Lexo po ashtu Pamje që thuhet se tregojnë momentin kur raketa e parë iraniane goditi Izraelin

Tashmë janë publikuar qindra video të lëshimit të raketave ndërsa së fundi edhe të njërës që arrin në tokën izraelite.

Një prej tyre do të hyjë në analet e historisë – disa dronë dhe raketa kalojnë mbi xhaminë e fashme në Jerusalem, al-Aqsa.

Lexo po ashtu Izraeli sulmohet tash me raketa edhe nga Hezbollahu

Ndërkohë raketat iraniane kanë arritur të goditin objektivat në Negevin.

Ndryshe, aeroplanët amerikanë dhe britanikë kanë nisur të rrëzojnë dronët iranianë. /Telegrafi/