Telegrafi

Pamje të rralla nga pasioni i Fergusonit duke u treguar lojtarëve të Unitedit se si të lëvizin në fushë kur janë me apo pa top

Janë publikuar disa pamje të rralla aty ku shihet Sir Alex Ferguson duke u folur lojtarëve të Manchester United rreth strategjisë së lojës.

Legjendat e Djajve të Kuq si, Roy Keane, Gary Neville dhe Ole Gunnar Solskjaer kishin të gjithë sytë në trajnerin legjendar , ku diskutonin për ndeshjen kundër Liverpooliy.

United do të përballje me The Reds në një fundjavë, e përballë tyre ishe ish-anëtari i Liverpoolit Paul Ince.

Lojtarët e Fergusonit kishin disi një frikë në atë kohë të përballeshin me Liverpoolin, mirëpo skocezi kërkoi nga ta të hynin në fushë dhe të fitonin takimin.

Steve McManaman ishte një tjetër shqetësim për Fergusonin që kërkon nga lojtarët e tij që ta izolonin atë në fushë.

Peter Schmeichel më pas ishte i acaruar me ato fjalë të Fergusonit, duke thënë se çdo herë e dëgjonte atë fjalë për McManaman. /Telegrafi/