Kohëve të fundit, të gjitha makinat më parë i shohim teksa janë në procesin e testimit, por kjo ishte pothuajse e pamundur të ndodhte më parë.
Por, Bugatti ka publikuar një video, ku shihet modeli EB110 teksa testohej në terren me borë dhe akull, në alpet italiane.
Derisa nuk u lansua McLaren F1, ky Bugatti i prodhuar më 1995 ishte super-vetura e parë dhe e vetme.
Nga zero deri në 100 kilometra në orë arrinte për 3.2-sekonda, derisa shpejtësia maksimale e saj ishte 342 kilometra në orë. /Telegrafi/