Katie McCrary kishte hyrë në dyqasnin i cili është në kuadër të pompës së benzinës për të kërkuar pak para, por ajo u rrah nga polici në mënyrën më të egër.
Një polic e rrahu me shkop gome një të pastrehë në qytetin Decatur në shtetin federal amerikan Georgia.
“Çfarë bëra? Zot… ? Çfarë bëra?”, dëgjohet në incizim të cilin e ka bërë një kalimtare.
Të punësuarit e kanë thirr policinë. Atëherë kishte ardhur polici i cili ka tentuar t’ia vë prangat të pastrehës.
Ai në raport ka cekur se si ajo i ishte kundërvë arrestimit.
“Shkojmë, përndryshe të vras”, thotë polici në një moment, dhe në incizimin e plotë shihet se si e ka goditur McCrary’n shumë herë, transmeton gazetametro.net.
Kalimtarja Stacy Zachery, e cila e ka xhiruar gjithë incidentin, ka thënë se si McCrary ishte e njohur në fqinjësi dhe se shpesh kërkonte para.
“Të gjithë e njohim Katie dhe se ajo ka probleme mendore. Ajo kurrë nuk i ka bërë probleme askujt”, ka thënë ajo për The New York Times.
https://www.youtube.com/watch?v=B4CgEdA4-3Q