Një 19-vjeçar është arrestuar pasi qëlloi tre herë pas shpine një taksist 44-vjeçar në Turqi.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Izmirit, kur 44-vjeçari Oguz Erge është ndalur për të marrë 19-vjeçarin, raporton cnnturk.
Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, pas arritjes në destinacionin, 19-vjeçari e pyeti se sa para i detyrohet dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai e qëllon tre herë pas shpine brenda veturës.
https://twitter.com/haskologlu/status/1752977142890082467
Pasi e plagos rëndë, 19-vjeçari e godet në fytyrë taksistin që po rënkonte ndërsa i thotë “nuk duhet t’i besosh të gjithëve”.
Taksisti u dërgua urgjentisht në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë.
Pasi u njoftua policia, oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe përfundimisht gjetën 19-vjeçarin.
Në banesën ku u arrestua i dyshuari u gjet arma dhe paratë që i kishte vjedhur prej taksistit. /Telegrafi/