Telegrafi

Pamje të rënda, ky është momenti kur qëllohet me breshëri plumbash biznesmeni në Shëngjin

Janë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë, në të cilën shihet vrasja e biznesmenit në Shëngjin.

Në pamjet e rënda, mund të shihet biznesmeni në një nga tavolinat e lokalit.

Papritmas një person i veshur me jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë, qëllon me breshëri në drejtim të tij duke i marrë kështu edhe jetën.

Pasi kryen vrasjen, autori duke i drejtuar armën një personi të pranishëm, largohet nga vendi i ngjarjes.

Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021.

Ky është rasti i dytë përgjatë fushatës pas tritolit të vënë ndaj Benard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës.

Ekzekutimi i Nikulajt, kryetari i socialdemokratëve të Tom Doshit, kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës nën logon e kësaj partie, ka bërë që policia krahas problemeve apo konflikteve personale t’i trajtojë dhe si krime me prapavijë politike.

Pas ekzekutimit të Nikulajt sërish hetimet kanë mbetur në vend pasi autori i maskuar mirë dhe në respektim të rregullave të qarkullimit rrugor u pikas deri në zonën e Gjadrit.

Krahas sekuestrimit të dhjetëra kamerave të sigurisë kësaj here nuk gjetën asnjë mjet të djegur.