Këto foto janë shkrepur nga fotografi Emanuele Sattolli në Rusi.
Tregojnë efektet e drogës së njohur si “Krokodil”.
Ajo po përhapet me shpejtësi të frikshme në Rusi, dhe ka vrarë mijëra njerëz.
“Po vret më shumë njerëz se heroina”, tha një specialist.
Droga ka efekte të tmerrshme dhe kalb lëkurën.
Kohë më parë u fol se është përhapur edhe në Shqipëri, por jo vetëm.
“Krokodil” është një version më i lirë i heroinës.
Ka marrë këtë emër për shkak të efekteve agonizuese, transmeton tema.
“Të kthen në një zombi. Shkatërron lëkurën dhe lëshon një erë të rëndë, si duhmë vdekje”, tha eksperti narkolog rus Sergey Agalakov.