Një video e re është shfaqur në rrjetet sociale që tregon forcën e tërmetit të parë në Turqi.
Në pamjet e reja toka shihet duke u dridhur në qytetin e Kahramanmarasit ndërsa veturat lëkunden. Disa sekonda më pas, kamera që regjistron momentin e lëkundjes ndalet së punuari.
“Një tjetër video tronditëse e tërmetit me magnitudë 7.7 në Turqi është shfaqur”, thuhet në përshkrimin e videos në Twitter.
Kujtojmë se dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë dhe Sirinë brenda disa orësh prej njëra-tjetrës të hënën, duke shkatërruar qytete dhe qyteza në një zonë të gjerë të Turqisë jugore dhe Sirisë veriperëndimore.
🔴 BREAKİNG NEWS
Another shocking image of the 7.7 magnitude earthquake in Turkey emerged.👇❤️🙏😔 #Turkey #earthquake #deprem #kahramanmaras #Turquía pic.twitter.com/3KKm20flzk— Eren 𝕮🇹🇷 (@Eren50855570) February 9, 2023
Ata u bënë shpejt një nga fatkeqësitë më të këqija të këtij shekulli ndërsa numri i viktimave ka kaluar tashmë 20 mijë.
Eksperti turk, Ovgun Ahmet Ercan bëri një vlerësim të frikshëm, sipas të cilit 180 mijë persona, kryesisht të vdekur, janë nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit nga të gjitha anët e botës kanë përshpejtuar ritmin e gjetjes së njerëzve, por me kalimin e 72 orëve vendimtare nga tërmeti, shanset për të gjetur të gjallët po pakësohen. /Telegrafi/