Site icon Telegrafi

Pamje të reja të sulmit të armatosur në New Jersey, ku humbën jetën 6 persona

Nga të shtënat me armë që ndodhën në New Jersey gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën gjashtë persona, në mesin e tyre edhe një polic dhe tre kalimtarë rasti.

Ndërkaq në rrjetet sociale është shfaqur një video e konfliktit, që është zhvilluar në një market në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/Breaking911/status/1204819147890331648

Kamerat e sigurisë të vendosura nëpër shtylla elektrike dhe lokale afariste, kanë filmuar momentin kur dy persona të armatosur futen në market dhe klientët dhe kalimtarët e rastit fillojnë të vrapojnë në të gjitha anët.

E nga të shtënat janë plagosur tre persona në mesin e tyre dy policë dhe një civil, kurse sulmuesit janë neutralizuar pas intervenimit të njësisë SWAT.

https://twitter.com/Breaking911/status/1204842804431785985

Incidenti ka ndodhur në qendër të Jersey City, qytet ky në të cilin jetojnë rreth 270 mijë banorë. /Telegrafi/

Exit mobile version