Telegrafi

Pamje të reja të sulmit në Pragë – sulmuesi u sistemua në ballkonin e objektit me pushkën e tij të gjatë dhe qëllonte pa pushim

Pamje të reja janë publikuar në internet lidhur me sulmin masiv që tronditi Çekinë pasditen e së enjtes, në një objekt universiteti në Pragë.

I dyshuari që vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë është parë në ballkonin e objektit universitar duke shtirë pa pushim me pushkën e tij të gjatë me optikë, transmeton Telegrafi.

Sulmi i cili ndodhi në objektin e Fakultetit të Arteve të Univeristetit Charles, cilësohet si më i rëndi në historinë e Çekisë.

Lexo po ashtu I dyshuari për vrasjet në Pragë kishte një armë me vlerë 8000 euro, eksperti çek: Ai nuk kishte nevojë për ndonjë trajnim të veçantë për të

Pasi kishte kryer sulmin në këtë objekt, i armatosuri kishte vrarë vetën pasi ishte rrethuar nga autoritetet.

Autoritetet thanë se provat sugjerojnë se sulmuesi kishte vrarë gjithashtu një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyllë afër Pragës, javën e kaluar. Megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Lexo po ashtu Çfarë dimë deri tani për vrasësin masiv nga Praga?

Zyrtarët thanë në një konferencë shtypi të premten se studentët u barrikaduan në dhomat e ndërtesës së universitetit gjatë sulmit dhe se policia duhej të shkonte kat më kat për t’i nxjerrë ata jashtë.

Lexo po ashtu Pamjet dramatike tregojnë njerëzit duke kërcyer nga parvazi i ndërtesës së një universiteti në Pragë

Disa pamje të tjera të cilat bënë xhiron të enjten, tregonin se si një numër studentësh u fshehën në parvazin e objektit për t’i shpëtuar sulmuesit. /Telegrafi/