Në internet filloi të qarkullojë një video e autorit të masakrës Brend Tarrant, në xhaminë në qytetin Chruschurch në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 49 persona dhe mbi 40 të plagosur.
Pamjet që u publikuan ishin shumë të rënda ku sulmuesi shihet brenda xhamisë, duke i qëlluar për së vdekuri besimtarët që kishin shkuar për ta kryer ritin fetar. Ai gjithë këtë ngjarje të tmerrshme e ka filmuar dhe transmetuar live në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ai pasi kishte mbetur pa plumba ishte rikthyer në veturë për të marrë karikatorë tjerë, për të shkrepur plumba tjerë mbi viktimat që qëndronin të shtrirë në xhami.
Para sulmit ai kishte shkruar në Twitter se pse ka vendosur ta kryej këtë sulm të përgjakshëm. Veten e ka përshkruar si një burrë i zakonshëm me ngjyrë të bardhë i lindur në Australi që vjen nga një familje modeste. /Telegrafi/