Telegrafi

Pamje të reja të kanagjeqit të së fejuarës së Milot Rashicës

Vera njihet ndryshe edhe sezona e dasmave dhe shumë çifte kurorëzojnë romancën e tyre me martesë.

Të njëjtën gjë do ta bëjë shumë shpejt edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

E fejuara e këtij të fundit gjatë ditës së djeshme ka organizuar natën e beqareshës, e cila në popull njihet si kanagjeq.

Ajo me këtë rast kishte ftuar shumë familjarë dhe miq dhe për këtë ditë të veçantë nuk kishin se si të mos shkrepeshin disa fotografi dhe video për kujtime.

Bukuroshja shihet në disa raste e veshur në veshje tradicionale shqiptare gjersa vallëzon në mes të sallës së një restoranti dhe merr duartrokitje.

Ndryshe, Rashicën edhe këtë sezon do ta shohim teksa djersit fanellën e skuadrës gjermane të Werder Bremenit. /Telegrafi/