Telegrafi

Pamje të reja të HTC One M10

Së fundmi, një fotografi e postuar nga @ evleaks shfaq HTC One M10 në ngjyrë të bardhë.

Thashethemet sugjerojnë se HTC One M10 do të lansohet me ekranin me 5.1-inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, procesorin Snapdragon 820 me 4GB RAM.

Karakteristika të tjera përfshijnë memorien me 32GB, microSD portin, kamerën 12MP me stabilizimin e imazhit optik dhe Android 6.0 si sistemin e saj operativ.

HTC është thënë se do të lansohet në mes të prillit.