Telegrafi

Pamje të reja të dy shpërthimeve të mbrëmshme në Bagdad, raketat bien në “Zonën e Gjelbër”

Dy shpërthime të fuqishme kanë shqetësuar banorët e kryeqytetit irakian, Bagdad gjatë natës së mbrëmshme.

Siç raportojnë mediat botërore, dy shpërthimet kanë ndodhur në Bagdad, ku më pas autoritetet e sigurisë kanë lëshuar sirenat që paralajmërojnë për rrezik, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Arsenali i Iranit, një milion trupa e qindra raketa që mund të sulmojnë në tërë Lindjen e Mesme – por a janë të mjaftueshme përballë SHBA-ve?

Sipas informatave të para të konfirmuara nga ushtria irakiane, bëhet fjalë për dy raketa të tipit “Kaçusha” që kanë rënë brenda “Zonës së Gjelbër”, në të cilën gjendet edhe ambasada amerikane.

Reuters raporton se nga këto shpërthime nuk ka pasur viktima e as të lënduar, ndërkaq një video amatore shfaq momentin kur raketat bien në “Zonën e Gjelbër” duke shkaktuar shpërthime shumë të fuqishme. /Telegrafi/