Telegrafi

Pamje të reja të dëmeve të tërmetit të sotëm në Ohër dhe Resnjë (Foto)

Foto arkivë

Pamjet më të reja nga rajoni i Ohrit dhe i Resnjës tregojnë për dëme jo të mëdhaja të tërmetit të sotëm në këtë rajon, që ishte me fuqi prej 5.1 shkallë Rihter, më i fuqishmi i ditëve të fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, dëmet nuk duhet nënvlerësuar pasi që një tërmet i ngjashëm, apo edhe më i fuqishëm, mund të shkaktojë dëmet edhe më të mëdhaja se kaq.

Deri tani ka rreth 20 raportime për dëme të ndryshme në Ohër dhe Resnjë.

Qytetarët e këtij rajoni si edhe turistët që gjenden në Ohër, janë të shqetësuar për sigurinë e tyre. Të shpresojmë se gjithçka do të qetësohet dhe se qetësia shpirtërore e qytetarëve do të kthehet./Telegrafi/