Pak minuta më parë një tërmet i fuqishëm prej 7.0 magnitudë ka goditur Turqinë dhe Greqinë, e sa i fuqishëm ishte tërmeti e dëshmojnë pamjet rrëqethëse që janë publikuar në rrjete sociale
Aty shfaqen pamjet e shembjes së ndërtesave dhe cunami që u shkaktua si rezultat i dridhjeve, ku sasia e madhe e ujit të detit tashmë ka vërshuar qytetet turke.
Një video amatore shfaq momentin kur një ndërtese shembet plotësisht brenda pak minutave, derisa qytetarët vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes, transmeton Telegrafi.
izmirde binanın çökme anına ait olduğu belirtilen görüntüler:#deprem #earthquake https://t.co/rRhlbieoiQ
— BPT (@bpthaber) October 30, 2020
Në anën tjetër video tjera shfaqin rrugët e qytetit të mbushur më ujë, e autoritetet kompetente kanë lëshuar alarmin për një cunami tjetër të mundshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=mI5GytMgioo&feature=emb_title
Ekipet e shumta të shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar qytetarët, e në veçanti ata që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shembura. /Telegrafi/
Wow a mini tsunami occurred in Izmir’s Seferhisar after a 6.6 magnitude earthquake pic.twitter.com/uRNz0PrXeZ
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) October 30, 2020