Telegrafi

Pamje të reja nga tentativa për atentat ndaj Erdoganit (Video)

Shfaqen pamje të reja atentatit të synuar ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në hotelin në qytetin Marmaris të Muglas, ku po qëndronte të premten në kohën e puçit ushtarak kundër tij.

Në regjistrimet nga kamera e sigurisë të një hoteli tjetër – pranë atij ku ishte Erdogani – shihet se puçistët avancojnë nga brigjet drejt hotelit Grand Yazıcı, ndërsa pas luftimeve me truprojat e presidentit, prej lokacionit të quajtur Turban drejtohen kah rruga kryesore.

Puçistët ndalen kohë pas kohe për ta vëzhguar terrenin. Në armët e ushtarëve shihen dylbi dhe laserë. Fytyrat e tyre shihen qartë.

Në këndin e xhirimit të kamerës hyjnë 22 ushtarë. Ata priten nga ekipet policore të Marmarisit, ndërkohë që kamera gjithashtu shfaq rënien e policit Nedip Cengiz Eker – familjar i kryetarit të Partisë Republikane Popullore, Kemal Kılıçdaroğlu – nga të shtënat e para që i hapi Ushtria. Automjeti i tij ishte qëlluar me 22 plumba.