Të enjten është raportuar për plaçkitjen e parave të një institucioni financiar në Prishtinë, nga automjeti i kompanisë së autorizuar për transportim parashë.
Janë siguruar edhe disa pamje të reja ku shihet në mënyrë më të detajuar vjedhja nga hajnat me maska.
Në videon më poshtë shihet qartë se si kombi (me para) lëvizë dhe pastaj të dyshuarit me maska dhe kallashnikov organizojnë këtë vjedhje spektakolare në pikë të ditës.
Vlen të theksohet se rasti ka ndodhur derisa personat zyrtarë ishin në vendin e punës në njërin prej selive qendrore të bankës “Pro Credit”. /Indeksonline/