Pamje të reja janë publikuar në rrjetet sociale të bombardimit të një qendre tregtare në qytetin Kremenchuk.
Pamjet e kamerave filmuan disa njerëz duke vrapuar teksa përpiqeshin të shpëtonin duke u strehuar në një park.
Disa prej mbeturinave shihen duke rënë pranë qytetarëve kur raketat ruse godasin qendrën tregtare të hënën, ku mbetën të vrarë të paktën 18 persona.
CCTV footage captured people running for cover in Ukrainian park as debris rains down when a nearby shopping center was hit by a Russian missile strike on Monday.
At least 18 people were killed in the attack. https://t.co/syjSHItKo7 pic.twitter.com/dHl9aI4TQt
— ABC News (@ABC) June 29, 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pretendon se Rusia qëllimisht ka sulmuar qendrën tregtare, duke publikuar pamjet e momentit të sulmit.
“Sot, dua t’i jap fund këtij adresimi me një pjesës të provave – që askush të mos merr guximin të thotë se sulmi me raketa në qendrën tregtare në Kremenchuk ishte i rastësishëm”, tha Zelensky.
Kujtojmë se në të kaluarën raketat ruse kanë goditur edhe qendrat kulturore dhe qendrat shëndetësore.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme në drejtim të shtetit ukrainas duke shkaktuar dëme materiale. /Telegrafi/