Telegrafi

Pamje të qytetit italian “që nuk është më”, para dhe pas tërmetit (Foto)

Një tërmet ka goditur Italinë qendrore të mërkurën në mëngjes, pasuar nga një seri dridhjesh, kanë njoftuar gjatë ditës mediat e huaja.

Lexo po ashtu Rrënoja dhe tronditje: Video që tregojnë pasojat katastrofale të tërmetit në Itali (Video)

Po sipas tyre, përcjell Telegrafi, epiqendra e tërmetit ishte vendosur rreth 76 kilometra në juglindje të qytetit të Perugia dhe vetëm 126 kilometra në veri të kryeqytetit, Romës, qyteti më i madh dhe më i populluar në rajon me 2.6 milionë banorë.

Disa qytete të vogla dhe fshatra janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Tërmeti në Itali: Pamje drithëruese të regjistruara nga kamerat e sigurisë (Video)

“Të paktën 38 persona janë vrarë, por numri i të vdekurve mund të rritet”, kanë thënë zyrtarët. /Telegrafi/