Telegrafi

Pamje të pazakonta në lumin kroat, të rinjtë shndërrojnë barkën në kuzhinë – kishte edhe skarë për pjekje të qengjit

Një skenë e pazakontë është filmuar me kamerë amatore në Kroaci, ku një grup të rinjsh vendosën që në mënyrë të pazakontë të argëtohen.

Ata kishin shndërruar një barkë në kuzhinë e cila i kishte të gjitha – madje edhe një skarë dhe po lundronte nëpër lumin Kupa, transmeton Telegrafi.

“Diçka të tillë kurrë nuk kam parë. Erdhën në orën 17:00, përgatitën mish për dy orë. Për fat të keq nuk arrita ta pres fundit dhe ta shijoj paksa”, ka thënë një dëshmitar.

Ky grup i të rinjve vendosi të argëtohet – duke pjekur qengjin në skarë në barkë.

Kjo video ka ndarë opinionin kroat në dy grupe – disa mbështesnin mënyrën e tyre të argëtimit, derisa tjerët konsideronin si një veprim të pamatur. /Telegrafi/