Në Australi, merimangat ishin aq “punëtore” sa që një fushë të gjelbëruar e kanë mbuluar me një rrjetë gjigante, ku bari nuk vërehej fare nga rrjeta.
Banorët në lindje të Victoria mbetën të habitur kur u zgjuan dhe panë rrjetën gjigante të merimangave, që mbuloi një pjesë të madhe të tokë dhe pemëve, transmeton Telegrafi.
Qyteti Taralgon, është një prej qyteteve që më së shumti është goditur nga vërshimet nga shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë që prekën Australinë.
Rrugët e mbuluara me ujë kanë bërë që miliona merimanga të zhvendosën duke u ngjitur në drunj dhe në kodra të gjelbëruara.
“Ishte thjesht e pabesueshme, kur era frynë ju rikujtojmë dallgët”, ka thënë Jenny Bittson. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lGdmyO5nGW8