Site icon Telegrafi

Pamje të papara të aeroplanit luftarak më të rrezikshëm B-2 Stealth (Video)

Aeroplani B-2 Spirit i kompanisë Northrop Grumman i njohur ndryshe si bombarduesi Stealth, është një aeroplan amerikan bombardues që shfrytëzohet për luftime strategjike dhe që posedon teknologji të kamuflimit (nuk kapet nga radarët), që fillimisht ishte projektuar për të depërtuar në hapësirën ajrore të sovjetikëve gjatë Luftës së Ftohtë.

Ky aeroplan mund të transportojë deri në 80 bomba të zakonshme apo 16 bomba bërthamore të tipit B83, dhe të fluturojë mbi 10 mijë kilometra pa pasur nevojë të furnizohet me karburant, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ndodh edhe kjo: Marokenia kapet në aeroport duke bartur me vete zorrët e burrit të saj të vdekur

Mbi 20 aeroplanë të tillë vazhdojnë të shfrytëzohen për operacione ushtarake nga Forcat Ajrore amerikane, dhe do të jenë në disponueshëm për përdorim deri më 2058.

Videoja e publikuar së fundmi nga kompania Northrop Grumman, është tejet e rrallë ku kjo fluturake mund të shihet në ajër dhe në aksione të ndryshme. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version